OKB: Në konfliktin në Ukrainë janë vrarë afro 10 mijë vetë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB: Në konfliktin në Ukrainë janë vrarë afro 10 mijë vetë

    Insajderi
    15 March 2017 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afro 10 mijë vetë janë vrarë prej mesit të prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ka thënë sot Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

    “Numri total i vdekjeve nga gjysma e prillit të vitit 2014 e deri më 12 mars 2017, është 9,940, ndërsa së paku 23,455 vetë janë plagosur”, thuhet në raportin e publikuar sot.

    “Në këto të dhëna përfshihen edhe forcat e armatosura të Ukrainës, civilët dhe pjesëtarët e grupeve të armatosura. Më tepër se 2 mijë vetë janë civilë, që janë vrarë gjatë armiqësive”, thekson raporti.

    Numri i civilëve të plagosur në këtë konflikt, vlerësohet se është ndërmjet 7 mijë e deri në 9 mijë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark