OKB reagon kundër shkatërrimeve të lokaliteteve kulturore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB reagon kundër shkatërrimeve të lokaliteteve kulturore

    Insajderi
    25 March 2017 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar një rezolutë, me të cilën dënohet shkatërrimi i lokaliteteve kulturore në zonat e konfliktit, me ç’rast ka konstatuar se palët që fajësohen për këtë shkatërrim, mund të ndiqen për krime të luftës.

    Kjo rezolutë e miratuar mbrëmë vonë, ishte e fokusuar në Irak dhe Siri, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka skatërruar lokalitetet e lashta të trashëgimisë kulturore, përfshirë qytetin antik, Palmira.

    Masat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishin të kufizuara dhe përqendroheshin vetëm në trafikimin e artikujve të vjedhur kulturor për ta financuar terrorizmin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark