OKB: Shefi për të drejtat e njeriut kërkon përfundimin e okupimit izraelit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB: Shefi për të drejtat e njeriut kërkon përfundimin e okupimit izraelit

    Insajderi
    06 June 2017 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionari i lartë për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad al-Hussein, ka kërkuar përfundim të okupimit izraelit të territorit palestinez, duke thënë se ky veprim do të ishte esencial për arritjen e paqes.

    Gjatë një fjalimi të sotëm në hapje të sesionit trejavor të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, al-Hussein tha se populli palestinez po “e shënon gjysmë shekulli në vuajtje të thellë nën okupim të imponuar nga forca ushtarake”.

    Më tutje, ky zyrtar i lartë i OKB-së ka theksuar se Izraelitët, po ashtu, meritojnë liri nga dhuna.

    “Mbajtja e okupimit për të dy popujt do të jetë vetëm zgjatje e dhembjes së pafund”, tha al-Hussein.

    Hussein, po ashtu, e ka dënuar vuajtjen e hebrenjve për më tepër se 2 mijë vjet, që kishte kulmuar me “krimin kolosal” të Holocaustit, shkruan REL.

    Më vonë gjatë ditës, në këtë seancë pritet të mbajë një fjalim edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

    Kjo paraqitje bëhet pas kërcënimeve nga Uashingtoni për largim nga kjo trupë për shkak të trajtimit të Izraelit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark