OKB do të hetojë sulmin e dyshuar kimik në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB do të hetojë sulmin e dyshuar kimik në Siri

    Insajderi
    04 April 2017 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për krime lufte hapën hetimet e një sulmi të dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, i cili ka lënë të vdekur së paku 58 veta.

    Komisioni i OKB-së për Hetime e dënoi po ashtu sulmin e së martës. Në deklaratën e tij dënohen edhe sulmet e dyshuara mbi një objekt mjekësor, ku po trajtoheshin viktimat e sulmit të dyshuar kimik.

    “Të dyja veprimet do të llogariten si krime lufte dhe shkelje serioze e ligjit të të drejtave të njeriut”, thanë hetuesit e OKB-së.

    I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, u tha gazetarëve në Bruksel se, në bazë të të gjithë treguesve, “sulmi ka qenë kimik dhe është kryer nga ajri”.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 5 prill, për të diskutuar incidentin.

    Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se sulmi në qytetin Khan Sheikhoun, i cili kontrollohet nga rebelët, është kryer nga avionë të Qeverisë siriane, ose asaj ruse.

    Të vrarët përfshijnë së paku 11 fëmijë.

    Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, mohon se përdor armë kimike dhe akuzon rebelët për përdorimin e tyre, njofton rel.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët e saj nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit Khan Sheikhoun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark