OKB thotë se 2016 ka qenë vit i vështirë për të drejtat e njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OKB thotë se 2016 ka qenë vit i vështirë për të drejtat e njeriut

    Insajderi
    09 December 2016 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    2016 ishte një vit katastrofik për të drejtat e njeriut, sipas Organizatës e Kombeve të Bashkuara, që thotë se këto parime universale janë nën një presion të pashembullt dhe retorika fashiste po shihet gjithnjë e më shumë si normale.

    “Nëse erozioni i sistemit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit i ngritur me aq mund e kujdes në dekada të tëra punë vazhdon me këto ritme, të gjithë do të vuajnë në fund”, thotë Zein Bin Raad, Komisioner i OKB-së për të drejtat e njeriut.

    Në deklaratën e Komisionerit theksi u vu tek konfliktet në Lindjen e Mesme, trazirat në Afrikën e Veriut, valët emigratore dhe gjuhën gjithnjë e në rritje kundër refugjatëve në Perëndim, veçanërisht në Europë.

    Komentet e tij paralajmërojnë përhapjen me shpejtësi të dallgës së populizmit që nisi me Brexit, vazhdoi me fitoren surprizë të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe humbjen e Matteo Renzit në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

    Zeid thotë se gjuha e urrejtjes është rritur ndjeshëm në SHBA dhe Europë që prej zgjedhjes së Trump.

    “Në disa pjesë të Europës dhe Shteteve të Bashkuara, retorika e urrejtjes dhe damkosjes së të huajve po rritet me shpejtësi dhe e pasfiduar nga askush”, deklaroi Komisioneri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark