OKB zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    OKB zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

    Insajderi
    03 June 2017 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka marrë vendimin për të zgjeruar sanksionet kundër Koresë së Veriut e cila vazhdon programimin nuklear dhe testimet e raketave balistike.

    Drafti i paraqitur nga SHBA-ja dhe i cili përfshin zgjerimin e sanksioneve u pranua me votë unanime në KS-OKB-në prej 15 anëtarësh.

    Në listën e sanksioneve të KS-OKB-së janë shtuar 4 kompani dhe 14 koreano-veriorë të cilët akuzohen për dhënie të mbështetjes financiare ndaj programit nuklearë të Koresë së Veriut. Për këto persona dhe institucione është vendosur ndalesa e udhëtimit dhe konfiskimi i aseteve, shkruan AA.

    Në listën e sanksioneve ndodhet edhe Cho Il U i cili mendohet se është emri në krye të operacioneve të spiunazhit jashtë Koresë së Veriut.

    KS-OKB-ja që prej vitit 2006 e deri tani për shkak të programit nuklear zbaton sanksione ekonomike dhe ushtarake kundër Koresë së Veriut.

    Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë pas votimit duke vënë në dukje se KS-OKB-ja i ka dërguar një mesazh të qartë Koresë së Veriut tha se “Ose jepini fund testimeve raketore balistike ose përballuni me pasoja.”

    Ndër të tjera Haley ka njoftuar se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë në zgjidhje paqësore dhe diplomatike, por nëse do të jetë e nevojshme sipas saj, është e gatshme të zbatojë edhe rrugë të ndryshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark