Oktoberfest shkakton rritjen e masave të sigurisë në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Oktoberfest shkakton rritjen e masave të sigurisë në Gjermani

    Insajderi
    17 August 2016 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Mynih të Gjermanisë janë rritur masat e sigurisë për Oktoberfest, siç njihet ndryshe festa e birrës.

    Lajmin e bën të ditur agjencia “DPA”, sipas të cilës masat e marra nga autoritetet parashikojnë kufizimin e çantave të mëdha, kontrolle dhe bastisje në rast rreziku.

    Autoritetet kanë deklaruar se nuk kanë të dhëna për një rrezik konkret, por gjithësesi masat do të kufizojnë lirinë e lëvizjes që ka karakterizuar festën e birrës, që këtë vit do të mbahet nga 16 shtator deri më 3 tetor.

    Ndërkohë, më herët gjatë ditës një shtetas gjerman 27-vjeçar u arrestua nën dyshimin se po përgatiste një atentat me eksploziv.

    Një zëdhënës i policisë së Frankfurtit deklaroi se, arrestimi u krye pas të dhënave se personi në banesën e tij mbante material shpërthyes.

    Por pas kontrolleve ka rezultuar se në shtëpinë e 27-vjeçarit kishte material propagande dhe flamuj të Shtetit Islamik, si dhe një sasi e vogël fishekzjarresh, por jo bombë, njofton tch.

    Agjencia e lajmeve “DPA”, që citon burime policore, raporton se edhe materialet e gjetura nuk mjaftojnë që i riu të akuzohet në kuadrin e sfondit islamik. Veç kësaj, të njëjtat burime e cilësuan të arrestuarin si person me probleme mendore.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark