Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha.
Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
“Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo””, thuhet në njoftim.
Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është iniciuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.