SPAK ka provuar se dy ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë indirekt të kompanisë 5D, e cila ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tendera publikë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.
Hetimet kanë provuar gjithashu se shumica e tenderave janë përfituar në mënyrë të parregullt, me paracaktim dhe marifete, ashtu siç diktohen tenderat përgjithësisht në Shqipëri, duke ndarë 15-30 % të vlerës së tenderit.
Por ka disa fakte thelbësore që i fshihen publikut dhe kjo ndoshta mund të jetë një arsye që kjo dosje të mbyllet, për të kënaqur të gjithë palët dhe për të mos trazuar fije nevralgjike.
Nga rreth 30 milionë euro tendera që ka marrë 5D, vetëm 88 milionë lekë tendera, 5D-ja ka marrë e vetme, një shumë modeste në raport me vlerën totale të tenderave.
Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi, të cilat kanë marrë ‘pjesën e luanit’, edhe për shkak se kanë marrë përsipër të kryejnë pjesën më të madhe të punimeve si kompani të mëdha dhe të konsoliduara.
Po cilat janë këto kompani dhe kush qëndron pas tyre?
Në dokumentet e tenderave, rezulton kompania Fusha shpk e oligarkut Shkëlqim Fusha, kompania 4 AM me pronar në letra Ardit Metalia, pas të cilit besohet se qëndron oligarku Bashkim Ulaj si dhe kompania Sterkaj shpk me pronar Lulzim Sterkaj, kushëriri i deputetit Paulin Sterkaj.
Në skenë del edhe kompania Meteo i Eral Myftajt, pjesë kartelit të tenderave, por edhe e mafies së pyjeve. Mytarja njihet ndryshe edhe si ‘brejtësi’ pyjeve të Librazhdit.
Në bashkëpunim me firmën 5D ka marrë tendera kompania Ed Konstruksion me pronar kryesor Alfred Ibrahimi, komapania Kola Invest e dyshes Jani dhe Sofokli Kola, kompania Bami shpk me pronar Besnik Bamin, si dhe kompanitë ‘ujqërve të tenderave’ Vasil Jovani, Nuri Balla, Shpëtim Cinga, Luan Kapri, Hamz Ismailaj etj.
Në dosjen e SPAK-ut thuhet se kompania 5D ka marrë tendera në mënyrë të parregullt dhe të paracaktuar, duke i investuar një pjesë të parave në pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe në një hotel në Durrës.
Por, ky konstatim i provuar nuk është e vërteta e plotë. Dhe një gjysmë e vërtetë tejkalon një gënjeshtër.
E vërteta është se tenderat janë marrë në bashkëpunim dhe se 5D-ja, në disa tendera të mëdhenj, ka rol dytësor.
-Nëse 5D-ja i ka përfituar tenderat në mënyrë të paligjshme, e kanë përgjegjësi penale edhe 15 kompanitë tjera, me të cilat 5D-ja ka marrë tenderat?
-A reflektohen këto kompani në hetimet e SPAK-ut?
-Si i kanë zbatuar kontratat publike këto kompani?
Kompanitë që kanë marrë tendera në bashkëpunim me 5D
Fusha shpk, Shkëlqim Fusha
Bami shpk, me pronar Besnik Bami
4 AM, pronar Ardit Metalia
Sterkaj, me pronar Lulzim Sterkaj
Meteo, me pronar Eral Myftajt
Beis, me pronar Hamz Ismailaj
Rej, me pronar Luan Kapri
Ed Konstruksion, pronar Alfred Ibrahimi Kola Invest, Jani dhe Sofokli Kola
Kronos Konstruksion, Vasil Jovani
Senka, pronarë Donila dhe Ylli Senka
Ergi, me pronar Nuri Balla
Ndregjoniz me pronar Xhetan Ndregjoni,
Rroku Guest, Rrok Deda
Shansi Invest, pronar Shpëtim Cinga