Liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq i është hequr arresti shtëpiak.
Gjykata Themelorë në Veri të Mitrovicës ka vendosur që Ivanoviqit të i hiqet arresti shtëpiak me kusht që Ivanoviç të lajmërohet dy herë në javë në stacionin përkatës të Policisë.
Lajmin e ka konfirmuar për Tanjugun vetë avokati i Ivanoviqit, Nebojsa Vllajiq.
“Ky nuk është aspak problem, sepse Ivanoviqit gjithsesi nuk kishte ndërmend të ikte”, ka thënë avokati i tij.
Oliver Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet për krime lufte në Kosovë ndaj popullatës civile, gjatë viteve 1999-2000./Insajderi.com