×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: A u kry fotografimi i KFOR-it në Urën e Ibrit, a munden tash me u parku veturat e Policisë së Kosovës?

    Insajderi
    06 September 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para, dy ditësh u publikua një video teksa shihej një ushtar italian duke i kërkuar kërkuar policit të Kosovës që të largojë veturën zyrtare nga Ura e Ibrit.

    Por, që Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, kishte deklaruar se policia është larguar pasi që ushtari italian shprehu dëshirën që të shkrepë disa fotografi të karabinerëve.

    Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Parim Olluri, i cili ka ironizuar duke thënë se a mundet Elshani të tregoj se a ka përfunduar KFOR fotosesionin.

    “Le te na kallezon Veton Elshani a e kryjti KFOR’i fotosesionin? A munden tash veturat e Policise se Kosoves me u parku mbi ure?”, ka shkruar Olluri në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark