Olluri: Familja e mërgimtarit që vdiq në Ujman mund ta padisë shtetin – Qeveria s’vendosi asnjë shenjë paralajmëruese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Familja e mërgimtarit që vdiq në Ujman mund ta padisë shtetin – Qeveria s’vendosi asnjë shenjë paralajmëruese

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti pas rastit të një 33-vjeçari nga diaspora, i cili po dyshohet se u mbyt ditë më parë në Liqenin e Ujmanit.

    Ai ka thënë se familja e viktimës mund të ngrisë padi ndaj shtetit të Kosovës për neglizhencë, duke e cilësuar këtë rast si pasojë të papërgjegjësisë institucionale.

    “Familja e mërgimtarit që vdiq në Ujman mundet me ngritë padi kundër shtetit të Kosovës, konkretisht Qeverisë Kurti. Disa ditë pasi ai vdiq, një zyrtar shtetëror deklaroi se nga ndërmarrja ‘Iber-Lepenc’ do të vendosen shenja sinjalizuese që tregojnë se nuk lejohet hedhja në ujë në zonën ku gjeti vdekjen mërgimtari. I kanë parë njerëzit duke u larë nëpër Ujman dhe nuk kanë vendosur asnjë shenjë që tregon për rrezikshmërinë. U kanë bërë edhe thirrje njerëzve me shku atje. Çfarë skandali! Çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Olluri në Facebook.

    Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë për politizimin e angazhimit të FSK-së në veri, duke thënë se kjo është një përpjekje për të ikur nga përgjegjësia.

    “Futja e sërishme e FSK-së në veri për aksion humanitar nuk është kurrfarë suksesi. Politizimi i aksionit është tendencë edhe për t’i ikur fajit që ka kjo qeveri për vdekjen e një të riu”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark