×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Gavriç ishte kapur me 12 kg eksploziv pa e kryer aksionin, si ndodhi në kohën e lulëzimit të shtetit terroristët të sulmonin nyjet kyçe të vendit?

    Insajderi
    01 December 2024 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka përkujtuar se si Slobodan Gavriç më 2014-ën ishte kapur me 12 kilogramë eksploziv, i cili planifikonte të kryente sulm terrorist në Kosovë.

    Olluri ka thënë se kjo ka ndodhur në kohën e “shkatërrimit të shtetit”, teksa në kohën e lulëzimit terroristët sulmuan nyjet kyçe të shtetit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    “Ne kohen e “shkaterrimit te madh te shtetit”, ne vitin 2014, eshte kapur me 12 kg eksploziv. Eshte arrestuar pa e kryer aksionin. Planifikonte sulm terrorist ne Kosove. Qysh ndodhi qe dhjete vite me pas, ne kohen e lulezimit te shtetit, terroristet me i sulmu nyjet kyçe te Republikes, kanalin e ujit te Iber-Lepencit?”, shkroi gazetari Olluri.

    “Pas terrorizmit ne Banjska, Drejtori i AKI’se dhe i Policise nuk kane pase pune ma te rendesishme se sa ruajtja e infrastruktures jetike te Republikes”.

    “Kosoves i duhen njerez qe kane zotesi me mbrojte shtetin, jo vajtues profesioniste pas sulmeve. Duhet te kete doreheqje e shkarkime ne institucionet e sigurise. Pike”, përfundon shkrimi i tij.

    Gavriç kishte hyrë në Kosovë në dhjetor të vitit 2014 dhe kishte qëndruar në Hotelin Grand. Ai ishte ndaluar nga Policia e Kosovës për kontroll në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, teksa ishte duke vozitur “Renault Clio”, ku i ishte gjetur çanta e mbushur me eksploziv.

    I akuzuari ishte arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit policor, i cili rezultoi me akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës, më 10 korrik të 2015-ës.

    Sipas akuzave, Gavriq ishte i përgatitur të kryente sulm terrorist. Ai ishte pajisur në Beograd me 25 mjete shpërthyese me peshë totale 12.219 kilogramë, të cilat përmbanin eksploziv të fuqishëm PETN të kombinuar me copa metalike, bulona dhe gozhdë, të cilat përdoren për të rritur fuqinë shkatërruese dhe për të shkaktuar një numër më të madh viktimash si dhe dëmit material. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark