Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Olluri, ka shprehur falënderime të sinqerta për banorët e Mramorit për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që ata i dhanë gjatë vizitës së tij.
Në një postim, Olluri tha se takimi me banorët ishte një përvojë e jashtëzakonshme që e motivoi edhe më shumë për të vazhduar përpara në rrugën e angazhimit politik.
“Një falënderim i veçantë për banorët e Mramorit për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme që na dhatë! Takimi me ju ishte i jashtëzakonshëm dhe na motivon edhe më shumë për të vazhduar përpara. Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe për angazhimin e treguar, faleminderit të gjithëve!”, shkroi ai.