Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Ardian Olluri, e ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.
Olluri ka thënë se kjo qeveri po zhvillon politika të atillë që mbajnë të varfra familjet kosovare.
“Vendimi i Qeverisë për të ndarë shtesa për fëmijët dhe pensionistët në prag të zgjedhjeve tregon qartë se si e koncepton kjo qeveri qytetarin dhe familjen kosovare.
E paaftë për të zhvilluar politika afatgjata dhe armiqësore ndaj bizneseve vendore, kjo qeveri synon të mbajë familjen kosovare në varfëri dhe pa perspektivë.
Duke i parë qytetarët si të manipulueshëm, ajo përdor jo vetëm propagandën boshe dhe populiste, por edhe politika të tilla të dyshimta, me qëllimin e vetëm për të blerë votën”, ka shkruar ai.