Ardian Olluri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare, ka thënë në Lipjan se do të ndërtojnë të ardhmen që i duhet Kosovës.
Olluri ka njoftuar se LDK’ja në Lipjan ka prezantuar angazhimet e subjektit politik për siguri, mbrojtje dhe drejtësi.
Në siguri, janë premtuar dy mijë policë, 1,200 vetura të reja dhe kamera trupore për patrullat.
“Siguri: 2,000 policë të rinj, 1,200 vetura të reja dhe kamera trupore për patrullat.
Mbrojtje: Rrugëtim drejt NATO-s, 4 kazerma të reja dhe mbështetje për FSK-në me 6,000 trupa aktive.
Drejtësi: Veting, luftë kundër korrupsionit dhe digjitalizim për një sistem më transparent.
Me projekte konkrete dhe vizion të qartë, ne po ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë!”, deklaron ndër të tjera Olluri.