Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Olluri, ka thënë se pranimi teknik është një nga temat kryesore për të cilat do të angazohet si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
“Një nga temat kryesore të mia si deputet i Kosovës është pranimi teknik, që ju mundëson të merrni fletën poseduese dhe të bëheni pronarë me dokumenta në dorë.
Kjo është rruga për të pasur të drejta të plota mbi pronën tuaj dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen tuaj. Ndiq videon për më shumë informacion!”, ka thënë ai.