Ditën e sotme ministrja Albulena Haxhiu reagoj pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi. Ajo ka fajësuar autoritetet serbe duke thënë se “grupet kriminale, nivelet e caktuara të pushtetit në Serbi janë duke ofruar mburojë që të arratisurit nga burgjet e Kosovës të mos ndiqen penalisht nga Kosova”.
Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, pas kësaj deklarate ka dal me reagim në profilin e tij në “Facebook”, duke thënë “gjendja qenka më alarmante e më skandaloze se sa që është menduar”.
Olluri tha se deklarata e ministres lë të kuptohet që grupet kriminale serbe kanë shtrirë ndikimin në burgje e polici.
Sipas tij në një rast të till Qeveria duhet jap dorëheqje brenda ditës.
“Qysh e lejuat kete? Qysh me pase ndikim kaq te madh grupet kriminale serbe gjate pushtetit te Kurtit qe me organizu edhe arratisjen e njerezve prej burgjeve? Nese grupet kriminale serbe kane hy pa verejtur edhe kane arratise njerez prej burgjeve te Kosoves, atehere komplet Qeveria Kurti duhet me dhane doreheqje. Brenda dites” , shkroi ai.