Gazetari, Parim Olluri ka reaguar pas deklaratës të fundit të drejtorit të përgjithshëm të RTK’së, Rilind Gërvallës, duke thënë se gazetarët në Kosovë nuk duhet të kenë frikë nga AKI-ja ashtu sikur kanë frikë në Serbi nga BIA e UDB-ja.
Reagimi i Ollurit erdhi pasi, Gërvalla pranoi publikisht që në mbledhje të Bordit të RTK-së e kishte përmendur AKI-në, duke thënë se kishte bërë “rrëshqimthi”.
”Gazetaret profesioniste e kane obligim qe te kritikojne shefat e AKI’se. Pa nderprere. Shefat e AKI’se nuk kane engjej te paprekshem nga kritika publike. Shefat e AKI’se jane kritikuar nga gazetaret prej themelimit te ketij institucioni. Edhe para se VV te vinte ne pushtet. Do te kritikohen edhe gjate pushtetit te VV’se, por edhe pasi kjo parti te largohet nga pushteti”, ka shkruar Olluri.
Postimi i plotë:
U normalizu budallalleku deri ne kete pike. Kjo eshte e rrezikshme.
“Eshte detyre morale e çdo gazetari qe ta mbroje AKI, me doemos”, paska shkruar Gervalla, drejtor ne RTK.
Deri tash nje narracion i tille eshte degjuar vec nga shefat e mediave servile ne Serbine autokratike.
“Eshte detyre e gazetareve qe ta mbrojne BIA’n e UDB’ne”, keshtu jane deklaruar ne shtetin fqinj armik.
Narracioni se gazetaret e kane obligim qe ta mbrojne sherbimin sekret shteteror i perket vendeve diktatoriale e autokratike. Jo shteteve demokratike.
Gazetaret profesioniste e kane obligim qe te kritikojne shefat e AKI’se. Pa nderprere. Shefat e AKI’se nuk kane engjej te paprekshem nga kritika publike.
Shefat e AKI’se jane kritikuar nga gazetaret prej themelimit te ketij institucioni. Edhe para se VV te vinte ne pushtet. Do te kritikohen edhe gjate pushtetit te VV’se, por edhe pasi kjo parti te largohet nga pushteti.
Gazetaret e Kosoves nuk duhet te keni frike prej shefave te AKI’se, ngjashem siç frikesohen gazetaret ne Serbi prej UDB’se. VV’ja nuk duhet lejuar qe ta importoje ne Kosove modelin frikesues te Serbise.