×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Ia morën presidentes Osmani Darkën e Lamës

    Insajderi
    03 December 2024 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Darka e Lamës ngjarja tradicionale që zakonisht organizohej nga Presidenca, mbrëmë është zhvilluar nën organizimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

    Lidhur me këtë, gazetari Parim Olluri ka komentuar, duke theksuar se presidentes Vjosa Osmani ia “morën” Darkën e Lamës, dhe kjo u realizua nga njerëz ish-besnikë të saj.

    “Ia moren presidentes Osmani Darken e Lames. E futen nen organizimin e ish-njeriut besnik te saj, Faton Pecit. Ne krye te vendit e ulen Petrit Ajetin, ish-shokun e Prindon Sadriut. Zyrtarin qe e lavdedonte publikisht presidentja Osman”, shkroi në Facebook.

    Olluri thotë se ky veprim i kryeministrit Albin Kurti është një mesazh i qartë për presidenten Osmani, duke i treguar se njerëzit e saj tani janë nën kontrollin e tij.

    Ai u shpreh se darka e mbrëmshme nuk kishte asgjë të përbashkët me filozofinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili e transformoi këtë ngjarje në një simbol të unitetit.

    Sipas Ollurit, organizimi i mbrëmshëm kishte qëllime politike të thelluara dhe kishte për qëllim nguljen pas shpine të ndikimeve, përkundër ngjyrës së xhemperit të Pecit, e cila i ngjante asaj që ishte karakteristike për Rugovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark