Olluri kritikon Osmanin: Në vend se të merret me sanksionet ndaj Kosovës, po i kriminalizon gjyqtarët e Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri kritikon Osmanin: Në vend se të merret me sanksionet ndaj Kosovës, po i kriminalizon gjyqtarët e Kushtetueses

    Insajderi
    09 September 2025 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari, Parim Olluri ka kritikuar ashpër presidenten, Vjosa Osmani për qëndrimin e saj lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka thënë se presidentja po merret me “kriminalizimin” e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që, sipas tij, prioritet duhet të ishin sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.

    “T’ish kon kjo e moralshme dhe e përgjegjshme politikisht, me ushtru postin e presidentes qysh i ka hije, seni i vetëm që ish dasht me u marrë ish dasht me u kon sanksionet që janë të vendosura ndaj Kosovës. Po kjo nuk merret me to hiq. Ajo po don me i kriminalizu nja 6 veta që janë gjyqtarë të Kushtetueses për një post të presidentes”, tha Olluri në Pressing.

    Ai shtoi se Osmani nuk është e gatshme të heqë dorë nga pushteti, duke e lidhur këtë me përfitimet që sjell posti i lartë shtetëror.

    Sipas Ollurit, edhe në rast se themelon një subjekt të ri politik, ajo nuk do të arrijë mbështetje të madhe.

    “Vjosa Osmani kur ta themelon partinë, tybe 30 për qind nuk i fiton… Nuk mundet me lëshu pushtetin, për shkak të benefiteve”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark