×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Kurti e ka harruar Rexhep Selimin, bashkëshortja e tij ka hatërmbetje me VV-në

    Insajderi
    13 June 2024 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka komentuar veprimet e Albin Kurtit si pushtetar, përkatësisht për qasjen e këtij të fundit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, në mesin e tyre edhe ish-bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin.

    Olluri ka thënë se kryeministri e ka harruar Rexhep Selimin për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin.

    Ai madje ka hedhur edhe dyshimet se edhe bashkëshortja e Selimit, Shqipe Selimi ka hatërmbetje me Kurtin.

    “Mua çka më duket e çuditshme është për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin Kurti e ka harru edhe Rexhep Selimin, bashkëpartiakun dhe shokun e tij. Unë kam pa tek Kurti postim për heroizmin e Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqin e nuk pashë postim për heroizmin e Rexhep Selimit, nëse nuk do me bë për Thaçin e Veselin së paku bëjë për Rexhep Selimin – bashkëshorten e tij e kanë në grup parlamentar, prej deputeteve që fol më së paku në grupin parlamentar të VV-së, aty ka një hatërmbetje”, ka thënë Olluri në Pressing të T7.

    “Nuk mërzitën as për Rexhep Selimin”, ka ritheksuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark