Olluri: Kurti është i marr peng nga Martin Berishaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Kurti është i marr peng nga Martin Berishaj

    Insajderi
    10 December 2024 - 00:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari, Parim Olluri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është marr peng nga Martin Berishaj, me të cilin u pa i shoqëruar gjatë vizitës në Sarajevë.

    Nuk ka pas qare pa e marrë në takim” tha Olluri, duke përmendur se si zyra e kryeministrit ka lëshuar një komunikatë me përmbajtje të rrejshme lidhur me Martin Berishajm, të dyshuarin për lidhje me mafinë energjetike dhe shpërlarje parash.

    Albin Kurti është i marr peng nga Martin Berishaj, nuk ka pas qare pa e marrë në takime të rëndësishme, një njeri që përflitet si pjesë e mafisë energjetike. Zyra e kryeministrit Kurti lëshon komunikatë me shkrim dhe thotë se Martini është përgjegjës për “Bosnje dhe Hercegovinë”. Nuk ka asnjë dekret të Vjosa Osmanit që Martini është bërë ambasador edhe për Bosnje. Ke rrenë e madhe dhe skandal”, tha gazetari gjatë debatit.

    Tutje, Olluri ka thënë se mediat kosovarë kanë qenë tolerante ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Sipas tij, mediat në vend nuk janë treguar agresive ndaj Kurtit për faktin që familja e tij nuk jeton në vendin që ai udhëheq.

    Nëse Kurti do të kishte jetuar në një shtet tjetër, si Shqipëria, Olluri thotë se do të ishte sulmuar nga mediat dhe kishin qenë më agresive.

    Mediat e Kosovës kanë qenë tolerante me Kurtin, Të kish ndodhë në vende tjera kishin qenë ma agresive. Mediat në Kosovë kanë qenë tolerante ndaj familjes së tij, janë marrë me ministri e tendera. Le të shkon ky në Shqipëri, le t’i qon fëmijët në Norvegji dhe të shikon sa agresive kishin qenë portalet me të”, ka deklaruar Olluri në emisionin “Pressing”./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark