×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Kurti është kryeministri i parë që rriti pagat dhe s’i tha kush faleminderit

    Insajderi
    29 October 2024 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pari që ka rritur pagën dhe s’e ka falënderuar askush.

    Olluri në ‘Pressing’ të T7 ka thënë se pas rritjes së pagave i reaguan sindikata e administratës qëndrore, ajo e zjarrfikësve, policëve dhe në fund Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSBK), shkruan Insajderi.

    Në të gjitha reagimet e sindikatave e kundërshtuan vendimin, meqë thanë se vendimi u mor njëanshëm.

    “Çdo pushtet është normalizu që me shku nga ajo që me i rrit pagat në kohë fushate zgjedhore. Është një dallim. P.sh përpara partitë opozitare tu kanë dhimtë për shkak që nuk e kanë pasë në dorë s’e kanë pasë në dorë këtë kartë dhe gjithë partia në pushtet ka qenë në avantazh. Në rastin e Kurtit në krahasim me Thaçin është me tu dhimtë kryeministri në këtë rast”, deklaroi ai.

    “I pashë reagimet e krejt sindikatave, është hera e parë që kryeministri i rrit rrogat zyrtarisht edhe kërkush faleminderit nuk i thotë. Në një anë ke sindikata e Administratës Qëndrore, nën dy ke kryetari i shoqatës së zjarrfikësve, në anën tjetër ke sindikata e policisë dhe në fund ke reagimi i BSPK-së që tha se nuk është diskutuar fare me neve. Është për herë të parë që të dhimbset kryeministri e jo opozita. Po tregohet që është një kopjues i zbehtë i Hashim Thaçit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark