Olluri: Kusari e Vetëvendosja e votojnë me loçkë të zemrës Slavko Simiqin për nënkryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Kusari e Vetëvendosja e votojnë me loçkë të zemrës Slavko Simiqin për nënkryetar

    Insajderi
    26 August 2025 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka thënë se Mimoza Kusari, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe partia që përfaqëson do ta votonin “me loçkë të zemrës” për nënkryetar Slavko Simiqin e Listës Serbe.

    Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa po diskutohej për çështjen e nënkryetarit nga ana e pakicës serbe, e vlerësoi si folklorizëm propozimin e Nenad Rashiqit.

    “Mimoza Kusari s’po e çon dorën me e votu Slavko Simiqin. Kush po e beson këtë rrenë. Po dojnë me na thanë që Mimoza Kusari nuk e voton slavkon, ajo e voton me loçkë të zemrës, edhe Slavkon edhe Radoiçiqin, komplet Vetëvendosje. Nuk guxon me marrë atë vendim, me shpallë organizatë terroriste. Hajde e bllokojmë na procesin, na met neve që jem patriota se na nuk po e çojmë dorën për Slavko Simiqin, del Gjykata Kushtetuese me një interpretim dhe ne thomë “ja qe u detyruam”, deklaroi Olluri. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark