Olluri: Lajmet e rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Lajmet e rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës

    Insajderi
    17 January 2017 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përdorimi i madh i internetit nga qytetarët e ka bërë më të lehtë shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Informata të pasakta më së shumti shpërndahen në rrjete sociale, aty ku njerëzit kanë qasjen më të madhe.

    Parim Olluri, drejtor te Insajderi.com, ka thënë se në Kosovë ka media e gazetarë që punën e bëjnë si duhet, por ka pak media e gazetarë profesionalë.

    Sipas tij, lajmet e rrejshme mund të shtohen gjatë zgjedhjeve të sivjetme lokale, e sidomos nëse do të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

    “Partitë politike e dinë mirë rrugën se si lehtësisht mund të mashtrohet publiku me lajme të rrejshme. Dhe ata do ta shfrytëzojnë mirë këtë mundësi”, ka thënë Olluri në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini

    Kurse Besa Luci, kryeredaktore e ‘Kosova 2.0’, ka thënë se lajmet e rrejshme nuk janë fenomen i ri, pasi ato hasen që në fillet e gazetarisë.

    “Sot lajmet e rrejshme shpërndahen më lehtë, për shkak të rrjeteve sociale – ku janë të kyçur 1.7 miliardë njerëz. Në Kosovë 76 për qind e qytetarëve e përdorin internetin, nga të cilët 73 për qind rrjetin Facebook”, ka deklaruar Luci, duke shtuar se gënjeshtrat po shtohen për përfitime politike e materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark