
Gazetari Parim Olluri ka folur për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike të organizuar nga PSD’ja.
Komentet Olluri i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Çka më ka pëlqyer te PSD’ja ka qenë fakti që në thirrjet publike nuk e ka personalizuar protestën. Kjo ka qenë mirë sepse i kanë nxitur njerëzit me dalë duke mos e menduar se është tamam protestë partiake”, tha Olluri.
“Por gabimi ndodhi në fund. Nuk e pashë të arsyeshme atë që e bëri Molliqaj duke nis prej presionit që ia bënte policëve që me i liruar shkallët. Fjalimi mund të mbahej edhe aty ku ishte”, thotë Olluri.
“Kjo ke një prirje për protagonizëm i Molliqajt”, shtoi ai.
“Unë mendoj se Molliqaj e nisi vetë konfliktin duke e përdorur punën e shkallëve. Nëse analizojmë anën përmbajtësore, fjalimi i Molliqajt nuk ka qenë i mirë. Ka qenë një fjalim i dobët. Në momentin kur s’ke fjalim të mirë atëherë lideri i protestës zhvendoset me aktru heroin, me ra në sy edhe pret një arrestim spektakolar që java e muaji me u mbush me mënyrën qysh arrestohet Molliqaj”, tha Olluri.