Gazetari Parim Olluri ka thënë se në Qeverinë Kurti vendos paraja e jo parimet.
Sipas tij, këtë e dëshmon rezistenca e kryeministrit Albin Kurti për të mos e shkarkuar ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një afër korruptive.
“Ndoshta eshte koha per ta riformuluar pyetjen. Nga ‘Pse nuk po e shkarkon Albini Martin Berishajn?’, ne ‘Pse Martini s’po e shkarkon Albinin?’. Po deshmohet qe ne Qeverine Kurti vendos paraja e jo parimet”, ka shkruar Olluri.