Kandidati i LDK’së për deputet me numrin 58 në listën zgjedhore, Ardian Olluri, si premtim ka përmendur një politik më të mirë të tatimit në pronë.
Ai tha se nuk ka asgjë më të padrejtë se të paguani taksa për një pronë pa pasur fletën poseduese.
“Nuk ka asgjë më të padrejtë se të paguani taksa për një pronë pa pasur fletën poseduese. Unë do të avokoj që kjo të ndryshojë, dhe ju të paguani taksa vetëm pasi ta keni pranuar fletën poseduese”, tha Olluri në intervistën për Insajderin.