
Gazetari Parim Olluri ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të pranojnë të hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Ollurit, opozita tashmë e ka fituar betejën e parë me Albin Kurtin.
“Asnjë prej partive opozitare nuk duhet të pranojnë të hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen. Partitë opozitare tashmë e kanë fituar betejën e parë me z. Kurti, domethënë ia kanë hequr dhëmbët VV-së, e cila ishte frikshme dhe e rrezikshme. Tashmë, VV është shndërruar në një parti normale, nga një VV e frikshme që kishte rrezik të shndërrohej në një parti shtetërore dhe autoritare me tendenca diktatoriale.”
Ai e konsideron VV-në si një parti të normalizuar pas këtij procesi.
Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 nuk do të përsëritet kurrë më.
“Partitë opozitare nuk duhet me u frikësu që nëse këto e bëjnë pushtetin atëherë mas dy viteve Albin Kurti kthehet më i fuqishëm sepse ajo ka ndodhë veç njëherë kur Kurti është bashku me Vjosa Osmanin, 2 herë nuk përsëritet ajo. Në momentin që Vjosa Osmani ka dal në LVV ka qenë shumë tronditëse sikur tash Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku me hy në LVV”, u shpreh ai në Pressing përcjell Insajderi.