Drejtori ekzekutiv i Gazetës Insajderi ka folur lidhur me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.
Sipas Ollurit, Hamza e ka ngatërruar garën lokale që e kishte me Agim Bahtirin në vitin 2021, me garën për kryeministër.
Ai ka thënë se në çdo vend të botës, lideri opozitar është më radikal.
“Mendoj që Hamza e ka ngatërru pak e garën që e ka pasur me Agim Bahtirin, nuk është koha me iu kallxu njerëzve sa njeri i mirë, sa i urtë edhe që nuk je analfabet e që nuk flet palidhje video”.
“Pretendenti për kryeministër duhet me qenë opozitar radikal, dhe i ashpër. Çdo vend të botës opozitari nuk është djalë i mirë. Këtë veç Kosovë e sheh që kandidati për kryeministër të merr plusa prej pushtetit që është djalë i mirë”, ka thënë Olluri.