Drejtori i Gazetës Online Insajderi dhe gazetari Parim Olluri, ka reaguar ndaj fjalimit skandaloz të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila kërkoi nga kuvendi dhe qeveria që të marrë masa ndaj mediave.
Sipas Ollurit, Mimoza Kusari është dashur t’i thotë Fitoret Pacollit që të mos flas në Kuvend dhe jo Jahja Kokës, shkruan Insajderi.
Tutje, ai ka shtuar se një deputete ‘që jeton në shtet demokratik, po flet kundër mediave si me qenë zyrtare e Koresë së Veriut’ dhe vendeve tjera diktatoriale.
Postimi i plotë:
Qe njeri kujt duhet me i thane Mimoza Kusari: Mos fol ne parlament.
Jo Jahja Kokes. Ai po e argeton masen. Nuk ka ide te rrezikshme.
Ngojeni qysh nje deputete qe jeton ne nje shtet demokratik flet kunder mediave si me qene zyrtare e Korese se Veriut, Bjellorusise, Rusise apo Kines.
Shko more ne vende diktatoriale e shprehe kete talent. Kjo logjike nuk ka vend ne Evrope.