Olluri për Donika Gërvallën: Budallaku që e shpërfaq ajo në tubime është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri për Donika Gërvallën: Budallaku që e shpërfaq ajo në tubime është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes

    Insajderi
    06 February 2025 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Parim Olluri pati kritika të shumta në drejtim të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha se “budallaku që e shpërfaq ajo në tubime është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes”.

    Olluri tha se qytetarët nuk do të duhej ta votonin një profil si Donika Gërvalla.

    “Seriozisht nuk po e merr kerkush, edhe nashta keq që spo e marrim seriozisht, por unë mendoj që ish kanë mirë qikjo shoqëri me marrë seriozisht Donika Gërvallen edhe t’u e marrë seriozisht ishte dashtë mos me votu profilin e saj që Kosova mos me pas një kryediplomate që folë çdo tubim lidhje-palidhje”, tha ai.

    “Që flet çdo intervistë lidhje-palidhje, krijon armiq fiktiv e që tani del në Amerikë e shëtitet pa e taku asnjë zyrtar të vetëm. T’u mos e marrë seriozisht Donika Gërvallen, ajo të bëhet ministre apet”, shtoi ai.

    “Donika Gërvalla, është fytyra kryesore e qeverisë. Qaj budallaku që e shpërfaq Donika Gërvalla në tubime qajo është fytyra e Vetëvendosjes”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark