Olluri për mos-funksionimin e faqes së KQZ'së: Ish-këshilltari i Kurtit ka punu 10 vjet në këtë kompani, le të hetohet ky rast - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri për mos-funksionimin e faqes së KQZ’së: Ish-këshilltari i Kurtit ka punu 10 vjet në këtë kompani, le të hetohet ky rast

    Insajderi
    11 February 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri bëri thirrje që të hetohet problemi me rënien e faqes së KQZ-së që ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet u vonuan.

    Ai tha se traditë ka qenë që në orën 21:30 të dalin rezultatet preliminare, duke shtuar se po “flasim për organizim të zgjedhjeve në kohën e pushtetit të Kurtit”.

    “Tash është hera e parë që KQZ nuk arrinë me i shpall rezultatet preliminare. Tash nuk po hyjmë në detaje se cila parti i ka vjedhë 150 vota, se ne fund të fundit ka me u marrë vesh për secilën veç e veç. Po flasim për një organizim të zgjedhjeve në kohën e pushtetit të Kurtit që ka dështu pikërisht në një send të thjeshtë që Kosova e ka pas rregull në orën 21:30 me u publiku rezultatet. Faktet çojnë të ajo që duhet me u bo një hetim, pse pikërisht kompania ku ka qenë zyrtar i lartë këshilltari i Kurtit, pse njëra prej kompanive më të njohura e serioze nuk arrinë me i eleminu problemet më bazike”, tha Olluri në Pressing të T7.

    “Kompania më e njohur nuk arrinë për senet bazike, kjo duhet me qenë alarm për prokurorinë me intervistu njerëz të kompanisë e KQZ-së, me pa saktësisht çka është t’u ndodhë”, tha tutje gazetari Olluri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark