Gazetari Parim Olluri ka reaguar lidhur me ngutinë e pushtetit për shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, pak ditë para përfundimit të mandatit të tij.
Olluri ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që të emërohet dikush tjetër, në mënyrë që të gjobiten rend mediat, shkruan Insajderi.
“Po dojne me shkarku Jeton Mehmetin nga pozita e kryetarit ne KPM. Me emeru dikend tjeter ne kohe te fushates zgjedhore qe me i gjobite rend mediat.
A e dini se çfare arsyetimi po perdorin?
Ceremonia e daljes ne objekt te ri s’mundet me u zhvillu pa kryetar te ri. Shume argument i forte. Guri. Hahahha”, deklaroi ai.
“Qiky pushtet i ka lene nja 400-500 pozita me ushtrues detyre. Ama vec dalja ne objekt te ri te KPM’se nuk ban pa kryetar te ri”.
LEXO EDHE: