Olluri për telashet në LDK: Njeriu ma i qetë u ngut ma së shumti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri për telashet në LDK: Njeriu ma i qetë u ngut ma së shumti

    Insajderi
    19 March 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e djeshme e Avdullah Hotit i cili kërkoi një lidership të ri brenda LDK-së sepse vlerësoi se rezultati zgjedhor për partinë e tij nuk është i kënaqshëm, ka shkaktuar reagime të shumta.

    E lidhur me këtë, gazetari Parim Olluri, tha se Hoti ka rënë “në lojë” të grupit të Agim Veliut.

    Sipas tij, edhe në rastin nëse në vend të Abdixhikut vije grupi i Agim Veliut, “LDK më shumë se 10% nuk i fiton, aq i ka pas në 2021 dhe mundet me i pas në zgjedhjet e ardhshme”.

    “Grupi i njerëzve të Agim Veliut e përdorin një profil si Avdullah Hoti për shkak të kredencialeve të tij si ish-kryeministër dhe ish-ministër i mirë i Financave që me shty përpara një betejë kundër Abdixhikut. Mendoj që Dulla nuk është dashtë me ra në këtë lojë, nuk është dashtë me bë këtë reagim kaq të ngutshëm se tash njeriu me i qetë i krejt politikës kosovare e bën reagimin më të ngutshëm pas zgjedhjeve për mua është e çuditshme ngutia e Avdullah Hotit”, tha Olluri në Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark