Olluri përmend skandalin e Pecit për importin e kafshëve të gjalla: Ua riktheu kompanive licencën pas një jave, a deshi t’u marr ryshfet? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri përmend skandalin e Pecit për importin e kafshëve të gjalla: Ua riktheu kompanive licencën pas një jave, a deshi t’u marr ryshfet?

    Insajderi
    27 May 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka thënë se për ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duhet të krijohet një grup i posaçëm i prokurorëve për shkak të skanadaleve të tij.

    Olluri në emisionin ‘Pressing’ të T7 ka përmendur skandalin e ilaçit të morrave, atë të licencave të importit të kafshëve të gjalla, sasinë e madhe të peshkut të infektuar e dhënies së subvencioneve këshilltarit të tij dhe familjarëve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit.

    Për Faton Pecin duhet me u kriju një grup i posaçëm i prokurorëve, nja tre a katër, se nuk mjafton veç një. Nuk është veç ky rast i hajnisë së Ministrisë së Bujqësisë, por i ki edhe dhjetëra raste të tjera. Një grup i prokurorëve është mirë me e hetu edhe këtë ilaçin e rriqërave, që në kontratë e kanë ble afro një milion euro ilaçin e rriqërave dhe kanë marrë ilaç të morrave. Në zona ku njerëz vdesin prej rriqnave, ti shkon i spërkat me ilaç të morrave”, deklaroi Olluri.

    Gazetari Olluri po ashtu ka vënë në pah edhe skandalin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, lidhur me rikthimin e licencave të operatorëve ekonomikë për importin e kafshëve të gjalla. Olluri po ashtu përmendi edhe atë që raportoi Insajderi para disa ditësh, se si një kompani që iu revokua licenca kishte importuar afro dy mijë gjedhe dhe vetëm dy i kishte therur në thertore të licencuara.

    Rasti tjetër ku bashkë me Bekim Hoxhën duhet me u marrë në pyetje prej një grupi të prokurorëve ësthë edhe rasti i licencave të mishtoreve. Kurrë nuk ka ndodhë që me u çu ministri i Bujqësisë, në asnjë vend të botës, e ka postu statusin edhe ka shkru aty “unë ia kursej shtetit miliona euro evazion fiskal, po i ruj qytetarët e Kosovës kah mishi i keq, i infektuar” andej, këndej… Edhe ua hjekë licencat 29 kompanive. Pas një jave 24 prej tyre iu kthehen licencat. Kompani që shkaktojnë rrezik për popullatën, iu kanë shmang miliona euro taksave shtetërore, Ministria e Bujqësisë ua kthen pas një jave. Pse? Veç pse e ka shkru firma në letër “tash e tutje do ta respektojmë ligjin”. Shtrohet pyetja: Çka ka dashur ky si ministër me komuniku me operatorë privat. A ka dashtë me i tut? Me i kërcënu, që me i marrë ryshfet që pas një jave me ua kthy?”, deklaroi ai.

    Ke pasë kompani që prej 2-3 mijë lopve që i ka shti në Kosovë, veç tri i ka ther në thertore të licencuara, tjera në livadhe a kah munden. Qasaj kompanie, ky ia rikthen licencën”.

    Debati për veprime penale po e zbeh rastin. Në Kosovë ka debat për vepra penale, grandi që e ka fitu këshilltari i Faton Pecit, Naim Huruglica, nuk është debat i studiove televizive. Për këtë rast duhet me pasë aktakuzë, vëllait të Fitore Pacollit e dajës iu kanë shkepë subvencione mbi 100 mijë euro si bonbona. Jemi duke bërë debat për vepra penale”, tha ndër të tjera Olluri. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark