Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Olluri, bashkë me koleget ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Rufc i Ri, Rufc i Vjetër, Ribarit të Vogël, Hallaqit të Madh dhe Hallaqit të Vogël.
Gjatë këtij takimi, Olluri përmendi mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për vizionin e ndryshimit dhe përparimit që LDK ofron.
Ai shtoi se qytetarët kërkojnë zhvillim, integritet dhe transparencë.
“LDK po mbledh zërat e qytetarëve që kërkojnë zhvillim, integritet dhe transparencë. Bashkë për një të ardhme më të mirë! ✌️”.