Olluri: Sa herë që VV bashkëpunon me Listën Serbe i akuzon të tjerët për bashkëpunim me të njëjtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Sa herë që VV bashkëpunon me Listën Serbe i akuzon të tjerët për bashkëpunim me të njëjtit

    Insajderi
    01 May 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri tha Vetëvendosja ka marrëveshje me Listën Serbe që kjo e fundit me ja dhanë “disa vota tinëz”.

    Është e ditur që Vetëvendosja sa herë bashkëpunon me Listën Serbe ndërmerr veprime diskredituese duke i akuzu tjerët për bashkëpunim me po të njëjtit”, tha Olluri në ‘Pressing’ të T7.

    Mimoza Kusari i ka quajtur “brate e zemlak”, Simiqin e Radojiçin. Kur dolën përgjimet u pa që Mimoza Kusari, bash qajo akuzuesja e të tjerëve koka konë me Radojiçiqin bashkë për me i përjashtu veteranët prej ligjit për pagë minimale”, tha ai.

    Në projeksionin e këtij të madhit, ekziston një marrëveshje me Listën Serbe që disa vota tinëz me i jap…”, tha Olluri.

    Por, sipas tij, Donika Gërvalla e ka “përgatitë opinionin publik kur ka deklaruar që ka gjasa që Lista Serbe na voton për me na diskreditu”, që kinse “ato vota nuk ja kemi lypë na, por e kanë bo me na diskreditu”.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark