Drejtori i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri ka reaguar pasi Dejan Pantiqit u la në arrest shtëpiak nga autoritetet e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Olluri ka deklaruar se ShBA-ja dhe BE-ja thanë se kryeministri i Kosovës, është zotuar se barrikaduesit nuk do të preken.
Sipas Ollurit, këto ditë është negociuar me “kriminelet e veriut”.
“Qysh negociohet more keshtu me kriminelet? Qysh nuk procedohen penalisht ata njerez te botes se krimit? Qysh kryeministri jep zotime ne emer te Prokurorise?” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Keto dite qenka zhvilluar negociata ma e madhe me kriminelet e veriut, ne Kosoven e pasluftes.
SHBA’ja dhe BE’ja njoftuan se Kurti eshte zotuar se barrikaduesit nuk do preken as me gisht te vogel.
Qysh negociohet more keshtu me kriminelet?
Qysh nuk procedohen penalisht ata njerez te botes se krimit? Qysh kryeministri jep zotime ne emer te Prokurorise?
E pse une s’kam te drejte me vendos nje kamion te Komorani qaty? Nje FAP te madh.