Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se planifikon të garojë në zgjedhjet e ardhshme me Partinë Guxo dhe Partinë Alternativa. VV tha se ky koalicion nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ.
Gazetari, Parim Olluri, ka ironizuar pas kësaj duke thënë se lista Guxo hyri në listën e VV-së.
Ai ka publikuar edhe një foto nga viti 2021 ku Gërvalla dhe Osmani shiheshin bashkë.
Presidentja në atë postim kishte shkruar “Si çdohere, bashkë”.
“Si çdohere, bashkë”. Ama sot u zyrtarizua ngulja ndaj Osmanit. Futja e Guxo ne listen e VV’se”, tha Olluri.