Olluri thumbon zyrtarët e VV-së: Nëse KFOR-i amerikan frikësohet nga hapja e urës, Xhelali dhe Mefi s`frikësohen
Gazetari, Parim Olluri, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thumbuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, dhe disa zyrtarë të lartë të partisë në pushtet.
Olluri ka ironizuar duke thënë se nëse KFOR-i frikësohet nga hapja e urës, Xhelal Sveçla dhe Mefail Bajqinocvi nuk frikësohen.
Por përpos këtyre sipas Ollurit, as Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, nuk e di çka është tuta.
“Nese KFOR’i amerikan frikesohet se i rrezikohet jeta nga hapja e Ures se Ibrit, na e kemi Xhelalin e Mefin qe nuk i frikesohen armikut. Edhe Agim Bahtirin. Ka burra mbi burra ky vend. Vec le te kallezojne qe po tuten”, ka shkruar Olluri.