Olluri: Vetëvendosja nuk e ka problem me bo koalicion edhe me Listën Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Vetëvendosja nuk e ka problem me bo koalicion edhe me Listën Serbe

    Insajderi
    03 March 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Parim Olluri tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti “nuk e ka problem me bo koalicion me Listën Serbe”, por ndërhyri analisti Dibran Hoxha, i cili parashikon se kjo nuk ndodh sidomos pas rastit të Banjskës.

    Hoxha tha se duhet dhënë përgjegjësi për parashikimet e analizat, aty ndërhyri Ilir Mirena duke thënë, “majna evidencë sa herë ja ke huq e sa herë ja ke qëllu”.

    Pjesë nga debati mes tyre:

    Olluri: Vetëvendosja nuk e ka problem me bo koalicion edhe me Listën Serbe. Është shumë normale për VV-në që koalicionin e radhës me pas me Listën Serbe edhe unë nuk e shoh si çudi…

    Hoxha: Me bo koalicion pas Banjskës, jo Vetëvendosja por kushdo që e bën është me nënshkru kapitullimin.

    Olluri: Albin Kurti është në gjendje me te bo koalicion me Listën Serbe dhe me ta livdu kryetarin e ri…

    Hoxha: Me kërku falje, nëse VV e bën koalicionin me Listën Serbe unë kërkoj, nëse se bën ti…

    Aty ndërhyri Ilir Mirena dhe i tha Hoxhës “majna evidencë sa herë ja ke huq e sa herë ja ke qëllu”.

    Mirena: Nuk jemi laborator i fizikës këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark