Omicron vjen në Kosovë, por Ministri i Shëndetësisë e braktis popullin për ca ditë pushimi në Amerikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Omicron vjen në Kosovë, por Ministri i Shëndetësisë e braktis popullin për ca ditë pushimi në Amerikë

    Insajderi
    28 December 2021 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka udhëtuar sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Latifi ka udhëtuar në Nju Jork të premten dhe pritet të kthehet në javën e parë të janarit.

    Udhëtimin e tij e ka konfirmuar edhe këshilltari Drin Podrimçaku. “Po ka udhëtuar dhe kthehet më 3 janar”, ka deklaruar ai. Podrimçaku ka thënë se ministri ka udhëtuar për arsye personale.
    Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë më 16 nëntor të këtij viti. Kjo është hera e dytë që ai kthehet në SHBA për çështje personale.

    Pas rikthimit në herën e parë, Latifi pati thënë se tanimë është zhvendosur në Prishtinë për të filluar punën si ministër.

    E derisa Latifi gjendet në SHBA, në Kosovë tanimë janë konfirmuar nëntë rastet e para me variantin e ri Omicron. Dy prej këtyre rasteve janë identifikuar si të importuara nga SHBA-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark