O’Neill emërohet drejtor i ri i CDC-së nga Shtëpia e Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    O’Neill emërohet drejtor i ri i CDC-së nga Shtëpia e Bardhë

    Insajderi
    29 August 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka emëruar Jim O’Neill si drejtor të ri të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së (CDC), vetëm një ditë pas largimit të papritur të Susan Monarez, e cila qëndroi në këtë post për vetëm një muaj.

    Jim O’Neill është aktualisht zëvendës i Sekretarit të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., dhe pritet të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të shëndetit publik në SHBA, në një moment sfidues për sistemin shëndetësor amerikan.

    Shkarkimi i Monarez ka ngjallur reagime të menjëhershme, veçanërisht nga avokatët e saj, të cilët e kanë quajtur vendimin të paligjshëm.

    “Ajo ishte shënjestër e Kennedy sepse refuzoi të miratonte direktiva joshkencore dhe të pamatura”,
    thanë avokatët që përfaqësojnë Monarez, sipas BBC.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, arsyeja zyrtare për largimin e saj ishte fakti që ajo “nuk ishte në përputhje me axhendën e presidentit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark