Një huqje totale ka bërë një zyrtar i Ministrisë se Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, shkruan Insajderi.
Ai kishte për detyrë që të postonte fotot nga aktiviteti i kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci. Por, postoi veten në faqen zyrtare të MAShT’it në Facebook. Edhe atë duke e ngritur gishtin e mesëm.
Ky veprim nënkupton fjalë “Fuck you”, kjo madje kuptohen edhe nga shkrimi i theksuar në bluzën e tij.
Nuk dihen arsyet se pse e bëri këtë veprim. Por, shumë shpejt hoqi këtë fotografi dhe fshiu postimin në faqen zyrtare të MASHT’it.