Opel Corsa e re shpallet vetura më e mirë për blerje e vitit në Evropë - Insajderi
×
Teknologji

Opel Corsa e re shpallet vetura më e mirë për blerje e vitit në Evropë

Insajderi
18 December 2019 - 09:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opel Corsa e re debutoi këtë vit në Panairin e veturave në shtator në Frankfurt dhe për herë të parë përveç modelit të makinës konvencionale, u prezantua edhe versioni elektrik Corsa-e, transmeton KosovaPress.

Një juri e gazetarëve ndërkombëtarë nga 31 vende mori vendimin pasi testi përfundimtar u zhvillua në Stamboll.

“Ne jemi shumë me fat që kemi marrë këtë njohje,” tha kryeshefi ekzekutiv i Opel, Michael Lochseler.

“Zgjedhja e gazetarëve të pavarur specialistë tregon se me Corsa-n e re kemi krijuar një makinë për të gjithë ata që janë në kërkim”, shtoi ai.

Vendi i dytë i takoi modelit Peugeot 208 dhe i treti crossoverit më të vogël të Skoda, modeli Kamiq.

Ndryshe, vitin e kaluar çmimi “Autobest” iu nda Citroen Berlingo, Peugeot Rifter dhe Opel Combo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark