Opera e Kosovës pasuron Prishtinën me Gala Koncertin e 8 qershorit – Jaho e Di Pescasseroli në sheshin ‘Skenderbeu’ - Insajderi
×
Kulturë

Opera e Kosovës pasuron Prishtinën me Gala Koncertin e 8 qershorit – Jaho e Di Pescasseroli në sheshin ‘Skenderbeu’

Insajderi
03 June 2025 - 23:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Fliarmoninë e Kosovës do të organizojë një mbrëmje të paharruar muzikore në Prishtinë, në sheshin ‘Skënderbeu’.

Opera e Kosovës do të jetë organizatore e mbrëmjes madhështore muzikore të 8 qershorit në Prishtinë, ku sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho do të bashkojë forcat me dirixhentin e famshëm, Jacopo Sipari Di Pescasseroli.

Ky event muzikor do të fillojë në ora 20:30, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për t’u shkruar në historinë e muzikës në Kosovë.

Tanimë janë në shitje edhe biletat për ta ndjekur nga afër këtë event muzikor. Çmimet e biletave janë 20 EUR për sektorin VIP, 10 EUR për sektorin A dhe 5 EUR për sektorin B.

Linku për blerjen e biletave është: https://ticketing.festtix.co.uk/events/gala-koncert-ermonela-jaho


OP-ED
Nga Rubrika
Show
28 September 2025
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark