Operacion i madh antidrogë në Elbasan: 40 të arrestuar, armë dhe drogë të sekuestruara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion i madh antidrogë në Elbasan: 40 të arrestuar, armë dhe drogë të sekuestruara

    Insajderi
    08 September 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

    Forcat e shumta të policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku, sipas burimeve të Euronews, mësohet se janë arrestuar rreth 40 persona.

    Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

    Ndërkohë, pritet që institucionet ligjzbatuese të publikojnë një njoftim zyrtar mbi rezultatet e plota të këtij operacioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark