Operacion i madh që nisi në Pejë - zëdhënësi shpalos detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion i madh që nisi në Pejë – zëdhënësi shpalos detaje për Insajderin

    Insajderi
    05 September 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i madh hetimor është duke vazhduar në disa komuna të vendit, ku janë të përfshirë nëntë prokurorë dhe dhjetëra ekipe policore.

    Deri më tani janë kryer bastisje në disa lokacione dhe disa persona janë shoqëruar për intervistim në stacionet policore.

    “Operacioni është duke vazhduar, ku përfshihen 9 prokurori dhe janë kryer dhjetëra bastisje. Deri më tani, disa persona janë shoqëruar për intervistim në polici. Operacioni, i udhëhequr nga prokurorja e Pejës, Arlinda Nallbani Gacaferri po zhvillohet për siguri në vendet e punës, ku bashkë me Inspektoratin e Punës janë gjetur disa parregullsi”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, për Insajderin.

    Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar edhe drejtoritë përkatëse të komunave ku janë kryer bastisjet, si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    Nikçi shtoi se janë në pritje të raportit të plotë nga inspektoratet, të cilat do të përcaktojnë masat e mëtejme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark